Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditen pesë raste të tjera të shitjes së lëndëve të narkotike kokainë dhe kanabis. Policia e Fierit gjatë një operacioni të kryer së fundmi ka bërë me dije se janë sekuestruar lëndë narkotike, një peshore elektrike, armë sportive, 7 celularë si edhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Lidhur me këtë ngjarje kanë rënë në pranga 3 persona ndërsa janë proceduar penalisht edhe 3 të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/