“Tempulli 3″/ Shisnin drogë, vihen në pranga dy polakë në Sarandë

schedule13:34 - 22 Shtator, 2024

schedule 13:34 - 22 Shtator, 2024

Dy shtetas polakë janë arrestuar në Sarandë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.

Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator një prej polakëve, konkretisht në dhomën ku ai qëndronte me shtetasin tjetër polak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!