Në kuadër të operacionit “Tempulli 2” është arrestuar një 28-vjeçar në Fier, i cili shiste doza kanabisi në lagjet e qytetit.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky e shtetas siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al