Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi shiste doza kanabisi.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky i riu e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në Kombinat.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në doza, në Kombinat, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale. “, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al