Një 24-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”.
I riu u vu në pranga pas një kontrolli në automjetin tip “Volswagen”, ku iu gjet një sasi kanabisi, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkaq, për drejtuesin e automjetit nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi mbante një fenelinë si të policisë.