Temperaturat ulen në mëngjes, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:13 - 2 Shtator, 2021

schedule 07:13 - 2 Shtator, 2021

Sipas MeteoAlb: Vendi yne vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit mbetet në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit do te bien lehtë në mëngjes por mësdita do te ruaje vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare mbizotërojnë motin në Republikën e Kosovës, KU më të dukshme vranësirat mbeten në zonat lindore dhe juglindore të saj.  Parashikohet që këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës ku kthjellimet dhe vranesirat kalimtare ndërrojnë vend herë pas here.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet gjatë paradites nën dominimin e motit  te kthjellet dhe vranësirave të lehta, KU vranësira më të dukshme do ketë në zonat Perëndimore dhe Veriore. Kjo situatë atmosferike do te vijoje deri ne oret e vona te pasdites kur pritet largim gradual i vranësirave duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Rajoni dhe Europa

Vijon pjesa më e madhe e europës në ndikimin e motit të kthejllët dhe të ngrohtë. Konkretisht me diell paraqitet: Rajoni i Mesdheut dhe Europa Qëndrore. Ndërsa vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi ere do ketë Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Detit të Zi. Po ashtu me shira të rrëmbyeshëm vijon Lindja e Kontinentit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!