Temperaturat shënojnë minus 30 gradë, në Iowa votohet për kandidatin republikan

schedule09:09 - 15 Janar, 2024

schedule 09:09 - 15 Janar, 2024

Kandidatët republikanë për presidentë u kanë bërë thirrje mbështetësve që të përballojnë temperaturat nën zero në Iowa dhe të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e para paraprake të shtetit amerikan sot, mes frikës se të ftohtit ekstrem, shumë votues do të qëndrojnë në shtëpi.

Temperaturat ekstreme të ftohta mund të ndryshojnë gjërat pasi shteti është goditur nga një stuhi dhe pritet të shkojnë në minus 30 gradë Celsius .

Kundërshtarët kryesorë të ish-presidentit 77-vjeçar janë ish-ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis. Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që njëri apo tjetri të jetë një surprizë dhe të zvogëlojnë epërsinë e madhe të Trump.

Gjatë një tubimi të fushatës në Indianola, ish-presidenti u kërkoi mbështetësve të tij të visheshin mirë dhe bëri shaka duke thënë se ata që janë beqarë mund të takojnë bashkëshortin e tyre të ardhshëm në qendrat e votimit.

/abcnews.al