Temperaturat rekord, OKB: Ndryshimet klimatike, jashtë kontrollit

schedule12:41 - 7 Korrik, 2023

schedule 12:41 - 7 Korrik, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngritur edhe një herë alarmin për ndryshimet klimatike. Sipas Antonio Guterres, ndryshimet klimaterike janë tashmë jashtë kontrollit. Deklarata vjen në një kohë kur raportohet për regjistrimin e temperaturave rekord.

Shkencëtarët kanë rënë në një mendje se kriza e klimës është futur tani në ujëra të rrezikshme dhe se nxehtësia nga ngrohja globale antropogjene e kombinuar me rikthimin e El Niños do të çojë në temperatura rekord.

“Nëse vijojmë të vonojmë marrjen e masave bazike që janë të nevojshme, mendoj se po shkojmë drejt një situatë katastrofike, siç duket edhe nga dy rekordet e temperaturave të regjistruara së fundmi,” tha Guterres.

Të martën, temperatura mesatare globale ishte 17.18 gradë Celsius, sipas të dhënave të gjeneruara nga Qendra Kombëtare e SHBA-së për Parashikimin e Mjedisit, duke thyer kështu rekordin prej 17.01 gradë Celsius të vendosur të hënën.

Për periudhën shtatë-ditore që përfundon të mërkurën, temperatura mesatare ditore ishte 0,04 gradë Celsius më e ngrohtë se çdo javë tjetër në 44 vitet e regjistrimit, sipas të dhënave nga Universiteti i Maine’s Climate Reanalyzer.

El Niño pritet të shkaktojë rekorde të reja temperaturash.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!