Temperaturat e larta “djegin” Filipinet

schedule15:33 - 29 Prill, 2024

schedule 15:33 - 29 Prill, 2024

Në Filipine për shkak të parashikimeve rekorde të nxehtësisë është vendosur që mësimi në shkollat ​​publike të mbahet online për dy ditë.

Sipas Zyrës Meteorologjike të Filipineve (PAGASA), temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë celsius në tre ditët në vijim dhe temperatura e ndjerë pritet të mbetet në nivelin rekord prej 45 gradë celsius.

Më tej theksohet se temperatura është në intervalin e klasifikuar si “e rrezikshme” pasi mund të shkaktojë “goditje të nxehtësisë” në rast të ekspozimit për një kohë të gjatë.

Pas shpalljes së parashikimit të temperaturës rekorde, Ministria e Arsimit e Filipineve udhëzoi shkollat ​​publike të kalojnë në mësimin online për dy ditë, me arsyetimin se klasat mund të jenë të stërmbushura dhe se shumica e tyre nuk kanë klimatizim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!