Temperaturat do të kapin majat, meteorologu: Çfarë na pret këtë javë

schedule09:11 - 29 Qershor, 2020

schedule 09:11 - 29 Qershor, 2020

Meteorologu Hakil Osmani ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit” duke bërë parashikimin e motit për të gjithë javën.

Osmani tha se në zonët, në të cilat nuk kanë bimësi, temperaturat pritet të jenë mesatarisht 3-4 gradë më të larta.

“Kjo javë do të jetë e qëndrueshme dhe temperaturat pritet të shkojnë në 39 gradë celsius. Me rëndësi të evitohen edhe oraret e drekës. Pritet që gjatë fundjavës të kemi një rënie termike.

Në zonat e ulëta mund të kenë reshje të pakta. Më të rrezikuara sa i përket bregdetit do të jetë Shkodër dhe Lezhë të cilat do të shoqërohen me reshje të shiut.

Parametri i erës pritet të jetë jo më shumë 25-35 km në orë. Gjatë fundjavës pritet të ketë shtim të parametrit të erës”, sqaroi meteorologu/abcnews.al