Temperaturat deri në 40 °C, kur pritet të largohet i nxehti afrikan

schedule19:11 - 27 Qershor, 2021

schedule 19:11 - 27 Qershor, 2021

Teksa prej më shumë se një jave i nxehti afrikan ka “pushtuar” Ballkanin dhe një pjesë të madhe të europës, sinoptikanët paralajmërojnë se duke nisur nga e hëna do të kemi një rënie të temperaturave.

Sipas mediave greke temperaturat do të kenë një luhatje nga 23 deri në 36 gradë. Në shumë zona priten rrebeshe shiu çka do të sjellë një rënie graduale të temperaturave.

Këtë javë edhe në Shqipëri temperaturat kanë shënuar rekorde deri në 40 gradë, ndërsa parashikohet që duke nisur nga e hëna temperaturat të ulen me disa gradë. Ky i nxehtë ka ardhur si pasojë e shpërndarjes së një reje të madhe afrikane në qiellin e Europës deri në Rusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!