Temperatura të larta? Si “të shpëtoni” buzëkuqin e shkrirë në çantën tuaj

schedule17:15 - 29 Korrik, 2022

schedule 17:15 - 29 Korrik, 2022

Sa prej nesh nuk na ka ndodhur të harrojmë buzëkuqin e ekspozuar ndaj diellit dhe vapës, duke u përballur pak më vonë me… pamjen e shëmtuar? Natyrisht po i referohemi momentit kur hapni me kënaqësi buzëkuqin dhe kupton se është shkrirë dhe duhet të ndaheni prej tij.

A duhet ta hedhim?

“Jo” është përgjigja pasi ekziston një mënyrë e lehtë dhe e lirë për ta bërë atë sërish si të ri.

Çfarë do t’ju duhet?

  • Një lugë
  • Një kavanoz i qartë plastike

Si e rivendosni atë?

Vendosni buzëkuqin në lugë dhe e ngrohni me çakmak poshtë në mënyrë që të shkrihet sërish pak. Më pas e shtoni në kavanoz dhe më pas e vendosni në frigorifer derisa të trashet dhe të kthehet në formën e saj normale.

Siç mund ta shihni, keni shmangur më të keqen, ndaj ju mbetet vetëm ta aplikoni me një furçë të vogël.

Edhe sigurisht, kini pak më shumë kujdes me kozmetikën tuaj në ditët e nxehta të verës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!