Temperatura rekord/ Las Vegas shënon ditën më të nxehtë në historinë e tij

schedule10:49 - 8 Korrik, 2024

schedule 10:49 - 8 Korrik, 2024

Las Vegas ka regjistruar zyrtarisht ditën e tij më të nxehtë ndonjëherë.  Siç raportojnë mediat e huaja, Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) njoftoi se Aeroporti Ndërkombëtar Harry Reid shënoi rreth 48.8 gradë Celsius, rreth orës 16:00 të dielën.

Regjistrimi i termometrit vjen pas një rekordi të mëparshëm prej rreth 47.2 gradë Celsius pesë herë më parë përkatësisht në vitet; 2021, 2017, 2013, 2005 dhe 1942.

Rekordi i të gjitha kohërave vjen mes një vale të të nxehtit, shpesh duke “luftuar” rekordet ditore të parashikuara të paktën deri më 13 korrik.

Ky rekord i ri vjen në kohën kur u raportua se më shumë se 130 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë nën kërcënim nga një valë e gjatë e të nxehtit që tashmë ka thyer rekorde me temperatura të larta të rrezikshme.

Ndërkohë, kushtet e nxehta, të thata dhe me erë në perëndim të SHBA-së i shtynë zyrtarët e zjarrfikësve dhe sinoptikët të japin paralajmërime për rrezikun e shtuar të zjarreve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!