Dorian Teliti, Drejtori i Kabinetit të kryetarit të PD, Lulzim Bashës, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin dha detaje për fondet e përfituara prej 1.15 milard eurosh nga Konferenca e Donatorëve, ditën e djeshme në Bruksel.
Teliti u shpreh se vlera është e konsiderueshme, por e papërballueshme për të t’i bërë ballë dëmeve të tërmetit.
Ndërkohë, siç thekson ai janë rreth 800 milion euro kredi, që ndonëse me norma të ulëta interesi do të paguhen nga qytetarët shqiptarë. Sipas tij shumat e mbledhura do të kërkojnë një procedurë të gjatë për t’u marrë që variojnë nga disa muaj në vite.
Po ashtu Teliti, vë theksin edhe tek deklarata e SHBA, që sipas tij ndonëse nuk iu dha vëmendje nga mediat është një këmbanë alarmi.
“Ndihma e tyre nuk ka qenë në vlerat e vendeve të tjera, por kanë dhënë instrumetin më të mirë për të mirëmenaxhuar. Deklarata e djeshme e SHBA ishte një këmbanë alarmi, nuk mori vëmendje dhe nga strukturat mediatike. Ursula e shprehu qartë që edhe ne do të lidhim një marrëveshje, për monitrimin. Nuk kanë besim te Rama, ministrat, nuk kanë besim te vendi ynë që ne mund të menaxhojmë me transparencë që na kanë ardhur. Kjo është një këmbanë alarmi”, tha Teliti.
Pjesë nga intervista:
Dorian Teliti: Është vlerë e konsiderusme, por e pamjatueshme për t’i bërë ballë tërmetin. Dëmet janë afërsisht mbi 1 miliard eruo, pa përfshirë ketu edhe humbjet, që biznesi është dëmtuar, që shumë familje kanë humbur shtëpitë. E gjithë kjo pjesë ka për ta çuar vlerën shumë më lart dhe ne kemi në dispozicion vetëm masën 300 milion euro dhuratë.
Enkel Demi: Ne kemi diku te 300 milion euro që na kanë dhuruar, ministri thoshte se nëse nuk kapen 300 do e kemi të vështitë, duket se qëllimi i qeverisë është arritur?
Dorian Teliti: Konferencën e Donatorëve e kanë bërë edhe shtete të tjera. E ka bërë Italia, dhe shumë vende që kanë pasur fatkeqësi natyrore. Idenë qeveria nuk është se e krijoi dje, pasi donatorët është një proces i gjatë lobimi. Pjesa dërmuese është borxh dhe do e paguajnë qytetarët shqiptarë kokër më kokër dhe pjesa e dhuratës është tërësist e pamjaftueshme. Jo që ne prakrikisht do verifikojnë në të ardhme tonë, këto të ardhura nuk do vimë nesër, por pas disa muajsh për të mos thënë se do vinë në vitin 2021 apo 2022. Nga fjala në të kaluar në fakt do të kalojnë për muaj dhe për mos thënë vite sepse kërkohen shumë procedura. Zakonisht procedurat e vendve europiane zgjasin nga 1 vit deri në 2. Paratë nuk do vijnë këtë fundjavë, as muajin tjetër dhe as muajt e ardhshëm. Ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe duhet të fillojë menjëherë qeveria shqiptare t’i futet punës për të ulur këtë dëm ekonomik dhe për të filluar menjëherë procesin e rindërtimit. Jemi në fund të muajit të tretë dhe nuk kemi parë asnjë shtëpi të rindërtuar. Sot më shumë se kurrë ka nevojë për fakte.
Enkel Demi: Ju bëni këtë analizë, por nuk është e vështirë që të thoni se jeni xheloz se ai ka arritur një rekord spektakolar?
Dorian Teliti: Të krenohesh se do marrësh borxh. Të marrësh borxh është e lehtë. Qeveria krenohet se i ka dhënë dje hapësirë për të marrë borxh, kur sot borxhi i jashtë i Shqipërisë është 5 miliard euro, do të shtojmë edhe 800 milion të tjera.
Enkel Demi: Janë 800 milion euro kredi, pse nuk i marrim dot ne këto?
Dorian Teliti: Kredi të buta Shqipëria ka marrë plot, pjesa dërrmuese e tyre janë kredi të buta. Nuk është risi për Shqipërinë sepse ne kemi qenë subjekt i kredive të buta. Kemi një historik pozitiv të marrjes së kredive me norma të ulëta interesi. Aj që ndodhi dje nuk është arritje për ne. Ajo që duhet të jemi mirënjohës ësshë pjesa e dhuratës. E gjithë pjesa tjetër është kredi që do e paguajmë, me normë të ulët por i tëri ka për tu kthyer mbrapsht. Afatet e disbursimit të tyre do të zgjatin deri në 2 vite. Ne kemi eksperiencën e vendeve të tjera, rasti i Italisë. Nuk ka arritur të disbursojë vlerën e dhuratave që i kanë ardhur. Nuk pati mundësinë që të thithte fondet sepse projektet ishin mjaft të komplikuara. Me shumë mundësi do të kemi vështirësi për të thithur kreidnë dhe i gjithë fokusi ynë do të jetë te pjesa e dhuratës. Nuk do jem i të aftë të absorvojmë gjithë kët dhuratë. Është edhe shkalla e lartë e mosbesimit nga instutucionet. Deklarata e SHBA bëri atë që ka bërë për 30 vite.
Enkel Demi: Ata thanë të krijohet një institucion taransparence, ndërkohë që në vend janë institucionet. Kjo është shumë e rëndë, sipas amerikanëve duhet të ndërtojë edhe një strukturë të re.
Dorian Teliti: Po një strukturë të re, sepse besimi që kanë ata ndaj struktuarve shqiptare është zero. Shprehja e popullit është nëse do të ushqehesh për një dite atëhere jepi lëmoshë. Ama nëse do që te ushqehet çdo ditë të jetës, atëhere aftësoje, trajnoje dhe bëje të aftë për të patur një vend pune. Dhe këte ka bërë dhe bën SHBA për Shqipërinë dhe për këtë jemi shumë mirënjohës.
Dhe dje SHBA-të kanë dhënë financim për instrumentin e menaxhimit të fondeve, gjë shumë e rëndesishme për suksesin e procesit. Të njëtën gjë kanë bërë edhe SHBA, ndihma e tyre nuk ka qenë në vlerat e vendeve të tjera, por kanë dhënë instrumetin më të mirë për të mirëmenaxhuar. Deklarata e djeshme e SHBA ishte një këmbanë alarmi, nuk mori vëmendje dhe nga strukturat mediatike. Ursula e shprehu qartë që edhe ne do të lidhim një marrëveshje, për monitorimin. Nuk kanë besim te Rama, ministrat, nuk kanë besim te vendi ynë që ne mund të menaxhojmë me transparencë ato që na kanë ardhur. Kjo është një këmbanë alarmi. Dje morëm provën që Europa, SHBA dhe bota e do Shqipërinë. E mbani mend që kryeministri thoshte Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, por ka Europa probleme.
/abcnews.al