Një nga mediat e fundit të lajmeve të pavarura ruse, TV Rain, ka njoftuar se do të ndalojë transmetimin për një kohë të pacaktuar, pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.
Rregullatori i telekomunikacionit i Rusisë kishte bllokuar tashmë TV Rain në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”, sipas raporteve.
Të enjten, media transmetoi edicionin e saj të fundit në internet.
“Jo luftës,” tha Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e kanalit, ndërsa punonjësit dolën nga studioja.
Më pas, kanali filloi të shfaqte pamjet e “Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit. Baleti u përdor në mënyrë famëkeqe në transmetimet e radios dhe televizionit të epokës sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjen e liderëve, dhe më vonë në një grusht shteti të vitit 1991 që do të kontribuonte në fundin e Bashkimit Sovjetik.
https://twitter.com/UkraineNewsUK/status/1499544137770708999?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1499544137770708999%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2Ftelevizioni-rus-mbyll-transmtimin-me-liqenin-e-mjellmave-domethenia-e-saj-shume-e-forte-video%2F259611%2F