Televizioni paralajmëron shkatërrimin e planetit, shkencëtari e denoncon

schedule11:59 - 3 Maj, 2019

schedule 11:59 - 3 Maj, 2019

Një shkencëtar në Rusi denoncoi një televizion vendas pas transmetimit të një lajmi, sipas të cilit planeti tokë do të shkatërrohet në 3 Tetor të këtij viti. Sipas shkencëtarit, lajmi është i rremë dhe synon të përhapë panik.

Televizioni rus “REN TV” publikoi një video ku paralajmërohet fundi i botës për në datën 3 Tetor. Në atë datë duhet të ndodhë përplasja me tokën e një asteroid të gjatë 340 metra. Për të mbrojtur tezën e tij, gazetari rus citoi astronomë anonimë.

Vitalij Egorov, shkencëtar i cili studion hapësirën, denoncoi televizionin në fjalë për lajmin dhe për faktin se krijon gjendje alarmi. Sipas Egorov, lajmi është tërësisht i pabazuar dhe synon të krijojë gjendje alarmi dhe panik në popull.

Denoncimi është bërë duke u bazuar në një ligj rus, i miratuar së fundmi, për dënimin e atyre që konsiderohen gënjeshtra. Agjencitë e lajmeve online që publikojnë dhe shpërndajnë lajme false, rrezikojnë të mbyllen.

Ndërsa personat fizikë rrezikojnë një gjobë nga 400 deri në 20 mijë euro në bazë të pasojave dhe të rëndësisë së shpërndarjes së lajmeve false. Prokuroria ruse duhet të thotë fjalën e saj brenda 30 ditësh./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!