Televizioni, lider informimi/ Sondazhi: 60 përqind e të anketuarve nuk besojnë mediat sociale

schedule15:40 - 16 Shtator, 2024

schedule 15:40 - 16 Shtator, 2024

Platformat apo burimet e reja të shpërndarjes së informacionit nuk ia heqin kurorën televizionit. Të dhënat e një sondazhi në vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë të dhëna optimiste për televizionin, që u prezantuan këtë të hënë në Tiranë, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

“Televizioni mbeten si burimi me i besueshem i informacionit.”

Një anë të kundërt tregojnë të dhënat e “Balkan Barmetri” për mediat sociale.

“Mbi 60 për 60 perqind e tyre s’kane besim te mediat sociale. Ka nje shqesim ne rritje per mediat siciale ku perhapet lajmi i rreme apo Fake Neës”

Barometir në rajon ka 10 vjet që kryehet por ka një të dhënë që pothuajse është njësoj, besimi i ulët tek partitë politike por dhe institucionet.

“Konstantja e pandryshuar e mosbesimit tek partite politike, ato vijojne me 74 perqind te jene me pak te besuarat. Pas partive politike eshte Parlamenti dhe pastaj vijon Qeveria.”

Sondazhi jep një të dhënë që shkon tek ndërgjegjësimi i të rinjve për cëshjet e demokracisë, një element i të cilit është perceptimi I korrupsionit në nivel të lartë.

 “Problemi tjeter kryesor qe identifikojne te rinjte eshte ceshtja e korrupsionit, ka nje rritje te ndergjegjesimit te te rinjte sa i takon ceshtjeve kryesore te demokracise. Kjo e ndikuar dhe nga mediat”

Shqqiptarët ndërkohë krahasuar me rajonin për integrimin, pavarsisht rënies së përgjithshme të mbështetjes për këtë proces.

“Shqiperia dhe Kosova diku me 74 % apo 77%mbeshtesin procesi. Shqipëria dhe Kosova pavarsisht rënies, sërish dëshirojnë integrimin”

Qytetarët e rajonit sipas sondazhit, ndryshe nga vitete e fundit që evidentonin papunësinë problemin më të madh, këtë vit janë çmimet e larta shqetësimi kryesor. Gjithsesi shqiptarët mbeten optimist për të ardhmen, em 38 për qind që presin përmirësim të situatës së tyre financiare dhe vetëm 14, përkeqësim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!