Telenovelë në një familje në Kamzë, burri grindet me gruan dhe i vë zjarrin banesës

schedule11:44 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 11:44 - 1 Dhjetor, 2022

Një 51-vjeçar nga Kamza nuk e ka përjetuar mire sherrin me bashkëshorten gjatë ditës së djeshme duke tentuar që të “marrë hak” te orenditë shtëpika. Policia bën me dije se ai i ka vënë zjarrin shtëpisë fill pas sherrit me bashkëshorten, por ndërhyrja e menjëhershme e familjarëve ka bërë që të shpëtohet banesa edhe pse disa orendi të digjeshin.

Menjëherë pas kësaj është njoftuar policia, e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të burrit problematik.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka djegur disa orendi shtëpiake”, bën me dije policia. /abcnews.al