Kohët e fundit është përfolur shumë për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te klubi saudit i Al Nassr.
Ditën e djeshme, u tha nëpër mediat botërore se Al Nassr ka rezervuar tashmë datën e vizitave mjekësore të portugezit. Gjithashtu përflitet se paga e CR7 do të jetë marramendëse.
Por, Musli Al Muammar, presidenti i Al Nassr, donte t’i ndalte lajmet e shumta në lidhje me të ardhmen arabe të Cristiano Ronaldos, duke theksuar se ende nuk ka një marrëveshje.
“Lajmet që dalin nuk janë të sakta, shumica e asaj që është shkruar ose është thënë në media janë gënjeshtra”, ka theksuar ai./h.ll/abcnews.al