Telefoni i parë që paloset dhe zgjerohet

schedule14:09 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 14:09 - 7 Dhjetor, 2021

Tregu i telefonave të palosshëm po rritet dita ditës. Prodhuesi i telefonave celularë me bazë në Kinë, TCL, ka prezantuar një koncept të ri. Telefoni, i cili u prezantua në panairin DTC 2021, quhet Fold’n Roll. Ky model paloset dhe zgjerohet.

Ekrani shpaloset dhe më pas pjesa e majtë e tij zgjatet duke e kthyer në një tablet. Është e paqartë se cilat janë specifikat e ekranit TCL. Megjithatë, nuk dihet ende nëse modeli i quajtur Fold’n Roll do të shkojë në prodhim masiv.

Për sa i përket specifikave, nuk dihet shumë për telefonin koncept TCL të palosshëm dhe të rrotullueshëm, megjithëse ka të ngjarë të ketë një panel OLED me shpejtësi të lartë rifreskimi deri në 240 Hz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!