Telefonatat me Shqipërinë, deputetit britanik i kushtojnë 900 paund

schedule18:17 - 25 Janar, 2019

schedule 18:17 - 25 Janar, 2019

Deputeti konservator britanik Johnny Mercer është urdhëruar të paguajë më shumë se 900 paund pas një hetimi mbi shpenzimet e tij.

Autoriteti mbikqyrës i shpenzimeve të deputetëve IPSA shqyrtoi një ankesë, ku faturat e telefonit në zyrën e deputetit u rritën nga një mesatare mujore prej 100 paund deri në 660 paund në mars të vitit 2016. Mercer tha se shpenzimet kishin ardhur si rezultat i vjedhjes së të dhënave të telefonit të tij. Ai është shprehusr se nëpërmjet të dhënave të telefonit të tij ishin bërë telefonata me një numër shqiptar.

IPSA i tha atij të paguante 931.20 paund. Mercer, deputet për Plymouth Moor View, tha: “Ankesa prej 140 faqesh për mua ka të bëjë me faturën e telefonit dhe ky është vërtet një gabim. Kam besim të plotë në zyrën time të shkëlqyer që punon kaq shumë për Plymouth”.

Një hetim u nis nga Autoriteti i Pavarur për Standarde Parlamentare pas ankesave të dy anëtarëve në nëntor 2017. Një ankues theksoi rritjen e faturave të telefonit në zyrën e deputetëve në Plymouth në Mars dhe Prill 2016, në prag të zgjedhjeve vendore të Majit 2016.

Por raporti i IPSA arriti në përfundimin se hetimi për të telefonuar votuesit e mundshëm nuk ishte arsyeja e rritjes. Ai gjeti rreth 65 thirrje prej një deri në 30 minuta drejt një numri shqiptar nga 20 marsi deri në orët e mëngjesit të 21 marsit të viti 2016,  të cilat kishtonin 466 paund.

IPSA tha se nuk kishte dëshmi se Z. Mercer kishte njoftuar mbikëqyrësin e telefonit se i kishin hakeruar të dhënat, përndryshe ai mund të kërkonte rimbursim. IPSA arrti në përfundimin se: “Qëndron në mënyrë të vendosur nga pikëpamja se nuk ka absolutisht prova për shkelje nga ana e deputetit por janë “gabime të vërteta”, të cilat mund të ishin shmangur me administrim dhe mbikëqyrje më të mirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!