Telefonata Trump- Zelensky, denoncuesi merret në mbrojtje nga agjentët sekretë

schedule11:30 - 30 Shtator, 2019

schedule 11:30 - 30 Shtator, 2019

Presidenti amerikan Donald Tramp ka kërkuar të takohet me personin, që denoncoi telefonatën e tij me presidentin ukrainas. Ndërkohë shërbimet amerikane të inteligjencës e kanë marrë në mbrojtje, pas informacioneve se jeta e tij është në rrezik.

Personi që denoncoi telefonatën mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit ukrainas Zekensku, është vendosur nën mbrojtjen e autoriteteve federale të cilët janë të frikësuar për sigurinë e tyre. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane të cilat citojnë një letër të avokatit të tij sipas të cilit numri një I shërbimit amerikan të inteligjencës, urdhëroi mbrojtjen e klientit të tij.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Tramp ka kërkuar të takohet personalisht me personin që denoncoi telefonatën e tij me homologun ukrainas. Ai paralajmëroi se mund të ketë pasoja të rënda për atë që ka publikuar këto informacione. Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se ky person e kishte spiunuar dhe sic do amerikan kishte të drejtë të takohej me atë që e akuzon. Presidenti amerikan e akuzoi atë se ka thënë fjalë të tmerrshme, të cilat nuk kishin dalë nga goja e tij. “jo vetëm dua të takohem me atë që më akuzon, i cili ka publikuar informacione të rëndësisë së dytë dhe të tretë, por dua të takohem dhe  me atë që ia ka dhënë këto informacine, përfundoi Tramp. /ABC News Albania 24/7