Zbardhen më shumë detaje nga telefonata e presidentit të Finlandës me Vladimir Putin. Sauli Niinistö i ka treguar presidentit rus planet për t’u bashkuar me NATO-n.
Mediat ruse kanë raportuar fjalën e presidentit Putin. Ai i tha Sauli Niinistö-s se aktualisht nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës dhe se braktisja e statusit neutral të Finlandës do të ishte një gabim.
Ndryshimi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve “të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të partneritetit dhe kanë qenë të dobishme reciproke”.
Moska e përshkroi bisedën si “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh”. /abcnews.al