Telefonata Fidan-Blinken, cilat çështje u diskutuan

schedule22:53 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 22:53 - 27 Dhjetor, 2023

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken.

Komunikimi u zhvillua në “hijen” e vendimit të së martës të Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Turqisë për miratimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO, por sipas burimeve diplomatike turke është diskutuar edhe për zhvillimet në Qipro.

Duke iu referuar vendimit të Komisionit të Punëve të Jashtme për Suedinë, ministri turk deklaroi se procesi vazhdon në Asamblenë Kombëtare të Turqisë, pasi pritet miratimi nga seanca plenare.

Lidhur me çështjen e shitjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16 në Turqi, Hakan Fidan mësohet të ketë deklaruar se pala turke pret që qeveria amerikane dhe Kongresi amerikan të veprojnë në përputhje me frymën e aleancës dhe të përmbushin angazhimet e tyre.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Gaza, ku pala turke kujtoi se duhet të arrihet një armëpushim sa më shpejt dhe të fillojnë negociatat për një paqe të përhershme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!