Telefonata e parë e Biden si president do të jetë me Justin Trudeau

schedule12:38 - 21 Janar, 2021

schedule 12:38 - 21 Janar, 2021

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se telefonatën e parë si president i SHBA-së, Joe Biden do ta bëjë me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

“Telefonata e parë me një udhëheqës të huaj do të jetë të premten me kryeministrin Trudeau”, tha ajo gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Biden.

“Unë mendoj që ata do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë, si dhe vendimin mbi tubacionin Keystone ”, tha Psaki.

Biden revokoi zyrtarisht lejen presidenciale të administratës së Trumpit, i cili i dha leje projektit të diskutueshëm të tubacionit ndërkufitar të naftës.

Ajo gjithashtu deklaroi se presidenti  ka lënë në dorë Senatit  fatin e Donald Trump./abcnews.al