Telefonata e parë e Biden me Putin, tregon se ai është një marrëveshje-bërës

schedule10:20 - 28 Janar, 2021

schedule 10:20 - 28 Janar, 2021

Nga Jacob Heilbrunn , National Interest

Nuk ishte rastësi që presidenti rus Vladimir Putin, e shtyu njohjen e fitores së Joe Biden kundër Donald Trump. Gjatë fushatës, Biden shprehu në mënyrë të përsëritur përbuzjen e tij për atë që ai përshkroi si servilosje të Trump ndaj Kremlinit, dhe deklaroi se ai vetë do të ndiqte një politikë më të ashpër ndaj Moskës.

Por biseda e parë telefonike me Putinin të martën, sugjeron që ai do të jetë më i suksesshëm në marrëdhëniet me Rusinë sesa paraardhësi i tij. Në fakt, Biden ka të ngjarë të ndjekë një kurs më të nuancuar nga sa mund të duket nga retorika e tij e fushatës zgjedhore.

Ai nuk do të jetë presidenti i parë dhe as i fundit që e bën këtë gjë. Pasi marrin detyrën, kandidatët presidencialë kanë tendencë të ndryshojnë, duke ndjekur një kurs më të butë ndaj kundërshtarëve të Amerikës, sesa ato që kishin deklaruar më parë në fushatë.

Dikur ishte Richard Nixon ai që e kritikonte ashpër Sekretarin amerikan të Shtetit Dean Acheson në vitet 1950, për “frikën e tij ndaj kontrollit të komunistësve”, duke kërkuar distancim nga Kina dhe Rusia komuniste. Më vonë ishte Ronald Reagan, ai që kritikoi

Nixon dhe Henry Kissinger për ato që ai i cilësoi si politikat e tyre të “pajtimit”,por që do të çonin në fakt nëfitoren e SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë, dhe në afrimin madh me Mikhail M. Gorbachev.

Sot, tek Biden është më se i qartë tundimi për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. Shkaku zyrtar i telefonatë së Biden ndaj Putinit ishte skadimi i afërt i Traktatit NEW START me Rusinë për kufizimin e armëve bërthamore.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka treguar tashmë se Kremlini dëshiron të arrijë një marrëveshje me Biden që do të çojë në një zgjatje 5-vjeçare të traktatit në fjalë. Gjatë fushatës Biden e bëri të qartë se ishte fokusuar në garantimin e mos-nisjes së një gare të re të armëve bërthamore midis Moskës dhe Uashingtonit, një element ky tradicionalisht kryesor i platformës së politikës së jashtme të Partisë Demokratike.

Të hënën, Biden deklaroi:“Unë konstatoj se ne të dy mund të veprojmë në interesin e ndërsjellë të vendeve tona, duke nënshkruar një marrëveshje të re mbi armët bërthamore. Por nga ana tjetër duhet t’ia bëjmë të qartë Rusisë se jemi shumë të shqetësuar për sjelljen e saj, qoftë ndaj Navalnit, qoftë sulmin kibernetik rus ndaj kompanisë amerikane Solar Winds”.

Por një marrëveshje mbi kontrollin e armëve, mund të jetë hapi i parë drejt një marrëdhënie që megjithëse nuk do të jetë miqësore ai ajo e Trup, do të jetë më pak e ftohtë sesa mund të parashikohej. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të pasur një marrëdhënie të ngushtë personale me Putinin, Trump nuk ishte në gjendje që t`i përmirësonte marrëdhëniet me Moskën, si në sferën ekonomike ashtu edhe në atë politike.

Pavarësisht vëmendjes së tij të posaçme tek politika e jashtme, Trump nuk dështoi të arrijë një “modus vivendi” me Rusinë, për shembull mbi Ukrainën. Përkundrazi, ai dërgoi armë në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi presidenti Barack Obama refuzoi t`a bëjë këtë, teksa shtoi sanksionet ndaj Rusisë.

Nëse Biden dëshiron të jetë një president transformues, si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme, ai do t`a shfrytëzojë mundësinë për të shkrirë marrëdhëniet aktualisht të ngrira me Moskën. Madje, nuk do të ishte për t’u habitur nëse nxit një takim me Putinin në Evropë brenda këtij viti.

Përfitimet janë të qarta. Marrëveshja me Rusinë, do t’i jepte atij mundësinë të përqendrohej tek rivaliteti me Kinën, të zbusë kërcënimin ndaj NATO-s, dhe të arrijë një zgjidhje të vërtetë të krizës në Ukrainë. Sidoqoftë, Biden, që ka një sfidë të madhe në SHBA për ri-ngritjen e një ekonomie të goditur rëndë nga pandemia, vështirë se është i etur të përballet me një krizë të re të politikës së jashtme me Rusinë.

Sigurisht, një telefonatë e vetme vështirë se do të mjaftojë për të lehtësuar marrëdhëniet midis dy fuqive të mëdha. Biden nuk u zhbalancua as gjatë telefonatës me Putinin, duke ripohuar “mbështetjen e tij të vendosur për sovranitetin e Ukrainës”, duke ngritur çështjen e burgosjes së Alexei Navalny, dhe duke dënuar sulmin kibernetike ndaj kompanisë amerikane SolarWinds në qeverinë federale.

Ndoshta ai mund të arrijë në përfundimin se është i nevojshëm një ndryshim më radikal.

Tani për tani, Biden ka të drejtë që refuzon të flasë për një “rivendosje” në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi.

Por në vend se të lëshojë parulla në lidhje me ringjalljen e lidhjeve midis Rusisë dhe Amerikës, ai këshillohet që të kërkojë ndryshime në rritje. Ndryshe nga Trump, që u shqetësua që në fillim nga dyshimet mbi lidhjet e tij të dyshimta me Rusinë, Biden ka më shumë hapësirë ​​për të manovruar. Dhe ai duhet t`a përdorë atë. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!