Telefon i mirë? E mira s’ka fund!

schedule14:18 - 10 Qershor, 2022

schedule 14:18 - 10 Qershor, 2022

Nga Edi Oga

Çdo herë që dikujt i vjen momenti për të rinovuar telefonin celular, si rregull ai i drejtohet modeleve të reja të “brand-it” të cilit ai i është besnik. Për koincidencë, pikërisht në ditët që po mendoja të bëja një “upgrade” të telefonit që unë përdor, më ftojnë në një prezatim për mediat të kompanisë “Vivo”, me rastin e hyrjes së saj në tregun shqiptar.

Kurioz dhe skeptik për hyrjet e reja në tregje të tilla të vështira, pranova ftesën dhe e ndoqa me interes këtë prezantim. Edhe ju si mua, mbase kishit dëgjuar diçka për këtë “brand” të telefonave celularë, por me siguri nuk i kishit dëgjuar më parë këto 10 fakte që unë po ju radhis.

  1. “Vivo” është shitësi i 5-të në Botë për smartphonë.
  2. “Vivo” është i pranishëm në 60 tregje në mbarë Botën me mbi 400 milionë përdorues.
  3. “Vivo” tashmë ka një përvojë 10 vjeçare në biznesin e smartphoneve.
  4. Dizajni dhe teknologjia në brendësi të smartphone-ve “Vivo” orientohet drejtpërdrejt nga përdoruesit.
  5. Filozofia e kompanisë është “të bëjmë gjënë e duhur dhe ta bëjmë siç duhet”!
  6. “Vivo” nuk nxit inovacionin teknologjik vetëm për hir të inovacionit. Kompania ka prezantuar disa teknologji të reja, si skanuesi nën ekran i shenjës së gishtit apo sistemi i kamerave i stabilizuar “gimbal”!
  7. Kompania “Vivo” ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në partneritete kryesore të sportit, mjafton t’ju përmend partneritetin me FIFA WORLD CUP që do të zhvillohet në Katar.
  8. Seria Y e smartphonit “Vivo” përmban modele fantastike për të gjitha kërkesat, nevojat, pritshmëritë dhe buxhetet tuaja!
  9. Super kamera 50 Megapixel, ekran me shumë dritë, kontrast dhe ngjyra natyrale, procesor super i shpejtë dhe bateri që zgjat deri në 2 ditë!
  10. “Vivo” është e pranishme në Shqipëri!

Ajo ka shpallur partneritetin e saj të parë me kompaninë Albatrade. Shumë shpejt ju do të keni fatin të provoni dhe të zgjidhni telefonin që më së shumti i përshtatet kërkesave tuaja! Duke filluar nga muaji Korrik!

Tani që u njoha me brandin “Vivo”, jam i lëkundur në smartfonin e radhës. Nuk është e thjeshtë të ndryshosh “tifozllëk”, por sinqerisht tundimi për të pasur një “Vivo” është i madh. Për të më bindur, ata të “Vivo”-s do të më japin në provë një nga telefonët e serisë së tyre “flagship”.

Ju premtoj që në një shkrim tjetër si ky, do ta ndaj me ju eksperiencën time. Të gjithë kemi në duar telefona shumë të mirë, por një shprehje e mençur  popullore thotë: “E mira s’ka fund!” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!