Hetimet për Lazion kanë nisur dhe shkak janë bërë testet e COVID-19. Pretendohet se klubi italian ka shkelur protokollin, edhe pse kjo hidhet poshtë prej tyre. Vec FIGC, në lëvizje janë vënë edhe organet e drejtësisë.
Zyra e Prokurorit Federal dhe ajo e Prokurorit Publik po hetojnë dhe për këtë kanë zbarkuar në klinikën “Futura Diagnostica” në Avellino. Prokurorët kanë konfiskuar 95 tamponë, për t’i studiuar ato, shkruan Gazzetta dello Sport.
Kreu i laboratorit ku janë kryer testimet raportohet se është i dyshuar dhe akuzat janë për falsifikim dokumentacionesh publike, neglizhim në përhapjen e koronavirusit dhe mashtrim.
Zyra e Prokurotit ka kërkuar kundër-analizat për 95 shtupat e sekuestruara dhe ato do të bëhen nga Guardia di Finanza dhe Spitali Moscati në Avellino, që do të bëjë analizimin e tyre.
Tamponët e sekuestruar janë ato të fundi që te Lazio kanë bërë. Kampi Biomedical në Romë gjeti tre teste pozitive, ato të Ciro Immobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha. Testet e të njëjtëve lojtarë, u kthyen negative te “Futura Domestica”. /abcnews.al