Telashe të tjera për kampionët e Italisë, Presidenti i klubit nën hetim nga Prokuroria

schedule17:56 - 26 Shtator, 2023

schedule 17:56 - 26 Shtator, 2023

Victor Osimhen është rikthyer në një nga “yjet” më të kërkuar të futbollit evropian, mirëpo Prokuroria e Romës ka hapur një hetim ndaj Presidentit të Napoli, Aurelio De Laurentiis, pikërisht për transferimin e “bomberit” nigerian.

Gjithçka lidhet me blerjen e Osimhen nga Lille, me Presidentin e kampionëve në fuqi të Italisë, që akuzohet se ka treguar plusvalenca fiktive në operacionin e transferimit të tij, duke manipuluar kështu bilancin.

Hetimi i transferimit të Osimhen po bëhet edhe nga prokuroria sportive, megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për bilancin e një shoqërie tregtare si klubi i Napoli, në lojë ka hyrë edhe prokuroria e kryeqytetit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!