Zinedine Zidane është futur në karantinë. Trajneri i Real Madrid ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar në shtëpinë e tij sipas raportimeve të La Sexta TV. Francezi është në dyshim për transfertën e së shtunës ndaj Osasunës.
Zidane ka kryer tamponin ditën e sotme dhe po pret përgjigjen, që pritet të dalë në mbrëmje. Ndërkohë, Karim Benzema duhet të paraqitet në gjyq. Në qytetin e Marsejës do të zhvillohet një gjyq në lidhje me ngjarjen e ndodhur 5 vite më parë.
Benzema i bëri shantazh Mathieu Valbuena, duke e kërcënuar me publikimin e një video erotike. Diçka e tillë ndikoi që ylli i Real Madrid të humbiste grumbullimin me kombëtaren ne “Gjelave”. Tani do të marrë pjesë në Gjykatë, teksa te Reali urojnë që të shpallet i pafajshëm. /abcnews.al