Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Telashe për Napolin dhe presidentin De Laurentis, Guardia di Finanza kontrolle në klub

schedule22:18 - 21 Qershor, 2022

schedule 22:18 - 21 Qershor, 2022

Telashe për Aurelio de Laurentiis, presidentin e Napolit. Kreu i klubit italian, së bashku me bashkëshorten e tij Jacqueline Baudit, djalin Edoardo dhe vajzën Valentina, janë nën hetim.

E gjitha për shkak të akuzave për deklarim të rremë të bilancit në kuadër të transferimit të Victor Osimhen nga Lille te Napoli.

Guardia di Finanza bëri disa kontrolle në zyrat e klubit në Castel Volturno dhe Romë. Synimi ishte gjetja e provave për akuzën e cituar më lart.



Prokuroria ka kërkuar marrjen e dokumentacionit dhe elementeve të tjera të dobishme, të vlefshme për të vërtetuar falsifikimet në transferimet e lojtarëve të ndryshëm. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!