Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Telashe për Enrique para ndeshjes me Kosovën, ngeci 1 orë në ashensor

schedule09:19 - 1 Prill, 2021

schedule 09:19 - 1 Prill, 2021

Ndodh edhe kështu. Siç raportohet nga Cadena Ser, trajneri i Spanjës, Luis Enrique pësoi një fatkeqësi para ndeshjes së mbrëmshme me Kosovën për kualifikueset e Kupës së Botës së vitit 2022, që u mbyll me fitoren e “Furisë së Kuqe” me shifrat 3-1.

Trajneri i ish-kampionëve të Botës ka ngecur për më shumë se një orë në ashensorin e hotelit ku Spanja ishte akomoduar para ndeshjes. Bashkë me të në ashensor kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të tjerë të stafit teknik.

Hapja e dyerve të ashensorit mori kohë dhe lojtarëve e pjesës tjetër të stafit iu desh të udhëtonin pa të ngecurit në ashensor. Pas zgjidhjes së problemit Enrique me kolegët e tij udhëtuan drejt stadiumit “La Cartuja” me ndihmën e makinave të Federatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!