Tekstet shkollore falas, prindërit: Të papërdorshme, do t’i blejmë të reja

schedule17:05 - 7 Shtator, 2020

schedule 17:05 - 7 Shtator, 2020

Nga Ajgena Korbi

Edita këtë vit do të nisë klasën e tretë në shkollën 9- vjeçare “Mihal Grameno” në Tiranë dhe librat i ka marrë pa pagesë në shkollën  ku mëson, por pavarësisht kësaj ne e takuam në librari.

Tekstet e marra në përdorim na tregon e ëma janë të shkruara dhe ajo është e detyruar të blejë libra të rinj për të bijën.

Vetëm matematika është e re, këto tjerat janë të përdorura dhe kam ardhur ti marr të reja”, thtë ajo.

Mbi 250 mijë nxënës nga klasa e parë në të shtatë dhe fëmijë që vijnë nga familje të kategorive të veçanta sociale deri në klasë të 12 –të sipas Ministrisë së Arsimit këtë vit librat shkollorë do ti marrin falas, megjithkëtë shumë prej tyre për të njëjtën arsye si Edita kanë zgjedhur ti blejnë.

Tekstet për nxënësit e shkollave nëntë vjeçare në librari sipas librashitësve shkojnë deri në rreth 7 mijë lekë  ndërsa efekti në buxhetin e shtetit për librat pa pagesë parashikohet 800 milionë lekë. /abcnews.al