Teksas/ Gjykata e Lartë lejon arrestimin dhe burgimin e emigrantëve

schedule22:23 - 19 Mars, 2024

schedule 22:23 - 19 Mars, 2024

Gjykata e Lartë ka lejuar Teksasin të arrestojë dhe burgos emigrantët sipas ligjit të ri të ashpër të imigracionit të shtetit.

Sipas ligjit, i njohur si SB4, policia lokale dhe ajo shtetërore mund të arrestojnë dhe ndjekin penalisht ata të dyshuar për kalim të paligjshëm të kufirit meksikan.

Administrata Biden e quajti ligjin jokushtetues.

Vendimi vjen një ditë pasi u bllokua nga e njëjta gjykatë, në pritje të apelimeve të jashtëzakonshme.

Zbatimi i ligjeve të imigracionit, duke përfshirë arrestimet, zakonisht është ndërmarrë nga qeveria federale. SB4 tani ua jep atë fuqi zyrtarëve të Teksasit, duke i lejuar ata të ndjekin penalisht emigrantët ose t’i urdhërojnë ata të kthehen në Meksikë.

Ligji është ndër masat më të rrepta të imigracionit të marra nga çdo shtet amerikan.

“Gjykata po jep miratimin që do të përmbysë ekuilibrin e gjatë të pushtetit midis federalit dhe shtetit dhe do të shkaktojë kaos,” shkroi avokatja Sotomayor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!