Thellohet në 7 të vdekur dhe 19 të plagosur, bilanci i viktimave të një sulmi me armë në Teksas.
Listës së viktimave iu shtuan dy të plagosur që ndodheshin në gjendje të rëndë në spital. Mes të vrarëve është edhe një vajzë 17 muajshe. Autori i sulmit, një i ri rreth të 30-ave u qëllua për vdekje nga policia përpara një kinemaje në qytetin perëndimor të Odesës.
Ai fillimisht qëllonte me armë ndaj makinave teksa udhëtonte në një autostradë pranë qytetit të Odesës. Forcat e rendit e neutralizuan automjetin e tij, një makinë transporti postar që e kishte grabitur që në qytetin fqinj të Midlendit.
Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet dhe identitetin e autorit. Presidenti Trump vlerësoi si gjithmonë punën e policisë përmes Twitterit. Kjo është masakra e dytë brenda një muaji në Texas, pas asaj të El Pasos me motive raciste ku u vranë 22 persona.
/ABC News Albania 24/7