Teknologjia 5G, prag lufte tregtare mes Kinës dhe Gjermanisë

schedule14:04 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 14:04 - 17 Dhjetor, 2019

Ambasadori i Kinës në Gjermani kërcënoi Berlinin nëse përjashton HuaWei Technologies Co. si furnizues kryesor të pajisjeve 5G, do të ndalojë shitjen e makinave gjermane në Kinë. Bëhet fjalë për miliona automjete.

“Nëse Gjermania do të merrte një vendim që çon në përjashtimin e Huawei nga tregu gjerman, do të ketë pasoja,” tha Ambasadori Wu Ken të shtunën në Handelsblatt.

“Qeveria kineze nuk do të qëndrojë duarkryq.”

Komentet e ambasadorit vijnë në rritje të rezistencës kundër Huawei në mesin e disa ligjvënësve në koalicionin qeverisës të Kancelares gjermane Angela Merkel.

Huawei ka hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet për potencialin e pajisjeve të saj për spiunazh dhe sabotim.

Projektligji i hartuar nga ligjvënësit e koalicionit tani do të rishikohet nga Kancelaria Merkel dhe Ministria e Ekonomisë, të dyja kanë qenë të kujdesshme për mos të venë kufizime të ashpra për kompanitë kineze në mënyrë që të mos dëmtojnë marrëdhëniet tregtare me Pekinin.

Legjislatorët nga blloku i udhëhequr nga kristian-demokrati i Merkel do të takohen të hënën për të diskutuar mbi çështjen.
Çfarë është në diskutim?

-Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, me 200 miliardë euro tregti bilaterale në vit;

-Miliarderi kinez Li Shufu aksionari më i madh në Daimler AG me 9.7% të aksioneve;

-Tregu më i madh në Kinë për Vw, Daimler, BMW;

-34% e shitjeve globale të VË ishin në Kinë gjatë janarit dhe nëntorit;

Ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier të dielën paralajmëroi se ishte kundër miratimit të ligjeve që veçojnë firmat.

“Ne nuk duhet të kthehemi kundër kompanive individuale dhe përkundrazi të insistojmë që të gjithë komponentët elektronikë dhe të teknologjisë së lartë të përdorura në Gjermani të plotësojnë kërkesat më të larta të sigurisë,” tha ai në një intervistë të botuar në gazetën “Der Tagesspiegel”.

Pikëpyetja që ka Huawei është gjithashtu delikate sepse administrata e Presidentit Donald Trump ka kërkuar të rekrutojë aleatë të SH.B.A-së në “shtrydhjen” e Huawei si një furnizues 5G.

Një proces gjyqësor kundër Komisionit Federal të Komunikimit këtë muaj shënoi përpjekjen e fundit të Huawei për të luftuar sanksionet e SHBA dhe ndalon që të kërcënojnë biznesin më të madh në botë të rrjeteve.

Ambasadori Wu tha për ngjarjen Huawei se nuk ka asnjë detyrim ligjor të sigurojë të dhëna për qeverinë kineze, pastaj i kujtoi audiencës që prodhuesit gjermanë përbëjnë një të katërtën e 28 milion makinave të shitura në Kinë vitin e kaluar.

“A mund të themi një ditë që këto vetura gjermane nuk janë më të sigurta sepse ne jemi në gjendje të prodhojmë veturat tona?”, Tha ai në një video në faqen e internetit të gazetës. “Jo. Ky është proteksionizëm i pastër ”.

Kina është tregu më i madh i vetëm për Volkswagen AG, BMW AG dhe prodhuesin e Mercedes-Benz Daimler AG, d.

Pavarësisht se shitjet e makinave në Kinë janë zvogëluar për më shumë se një vit, ai është akoma tregu më i lartë globalisht.

Markat gjermane e kanë studiuar tregun e Kinës më mirë se disa marka vendore më të lira, të cilat janë të njohura në rajonet rurale ku konsumatorët janë goditur nga ekonomia e ngadalësuar e vendit.

Kompanitë gjermane kanë përshkruar gjithashtu planet agresive të shpenzimeve për të rigjallëruar shitjet e makinave elektrike dhe të shtojnë modele të reja në Kinë. /Bloomberg-Përktheu Sonila Backa, abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!