Tekniku i Zvicrës, Yakin: Sfida me Kosovën pres të jetë paqësore

schedule15:35 - 30 Gusht, 2023

schedule 15:35 - 30 Gusht, 2023

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur për ndeshjen kundër Kosovës e cila do të zhvillohet me 9 shtator, në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Ai ka thënë se pret që kjo ndeshje të jetë paqësore, por ka prekur faktin se ndeshja me Kosovën ka vlerën e tri pikëve ashtu si gjithë ndeshjet e tjera.

Madje, ai ka zbuluar se nuk ka folur asgjë në mënyrë të veçantë me lojtarët që vijnë nga Kosova.

“Nuk ka masa të veçanta për lojtarët që vijnë nga Kosova. Sigurisht, bëhet fjalë për tri pikë, por mendoj se do të jetë paqësore”, tha Yakin.

Shaqiri, Xhaka, Bislimi dhe Jashari janë me prejardhje nga Kosova që janë ftuar nga Yakin për sfidën me “dardanët”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!