Tekniku i Ishujve Faroe habit me deklaratën: Nuk kemi ardhur për të prishur festën, në fushë do aplikojmë skema të reja

schedule18:58 - 19 Nëntor, 2023

schedule 18:58 - 19 Nëntor, 2023

Të hënën mbrëma, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Përpara sfidës siç e do zakoni është zhvilluar edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku i Ishujve Faroe, Jakan Ericson u shpreh se nuk pretendon t’i prishë festën Shqipërisë, megjithatë në fushë skuadra do të mendojë për veten, ndërsa shtoi se do të provojë disa skema të reja.

“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”,- u shpreh tekniku Ericson.

Interesant ishte fakti që Ishujt preferuan që stërvitjen ta lejonin të lire përgjatë gjithë kohës edhe në prezencën e mediave, dhe jo siç veprohet zakonisht kur seanca zhvillohet me prezencën e mediave vetëm në 15 minutat e para të saj. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!