Milos Kovacevic, kirurgu plastic gjerman me famë ndërkombëtare, ishte në klinikën Vivia në Spitalin Amerikan 3, për të ofruar shërbimet e tij. Bëhet fjalë për një procedurë unike të rinoplastikës, të krijuar prej tij, që quhet “Piezo”. Ai tregon se si realizohet kjo procedurë, e cila bën të mundur ndërhyrjen estetike, pa thyer asnjë kockë të këtij organi.
“Ka shumë procedura që ne realizojmë këtu së bashku me koleget Rezearta Kapaj dhe Klaudia Ferko. Procedura në fjalë realizohet për pacientë të cilët kanë hundë jo simetrike, apo që nuk u pëlqen. Ne e realizojmë këtë ndërhyrje pa i prekur kockën. Kjo është e mundur falë një pajisje të quajtur “Piezo”. Dhe është e mundur të devijosh hundën, pa i goditur kockat, dhe mund ta shtypësh hundën pa shkaktuar dëmtime” tha ai.
Kjo ndërhyrje mbi të gjitha nuk ka dhimbje, dhe pacientët mund të vijojnë aktivitetin e tyre normal dy javë pas operacionit. “95% të pacientëve të mi, nuk kanë pasur fare dhimbje pas kësaj procedure. Dhe në raste kur mund të kenë pasur dhimbje ka mjaftuar një qetësues dhe nuk kanë ndjerë më dhimbje. para procedurës ne i injektojmë një medikament specifik, i cili duhet të qëndrojë deri në 7 orë, dhe kjo bën që të mos ketë dhimbje.
Ne gjithashtu nuk vendosim pambuk në hundë, sepse është shumë e dhimbshme kur e heq, ne përdorim silikon, në mënyrë që njerëzit mund të marrin frymë. Pas dy javësh nga ndërhyrja pacientët mund të vijojnë rutinën e tyre pa asnjë problem” tha ai.
Doktor Milos Kovacevic, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në qendrat shëndetësore më prestigjioze të rinoplasitkës në Gjermani. Ai numëron më shumë se 5 mijë ndërhyrje të suksesshme gjatë karrierës së tij. Doktorin e gjeni në klinikën Vivia në Spitalin Amerikan 3./ Abcnews.al