Christian Eriksen ka dhënë një rrëfim interesant për Inter TV. Fantazisti danez po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë dhe po jep kontributin e tij tek ekipi i Antonio Contes, që kryeson Serie A.
“Dëgjoj muzikë përpara se të zbres në fushë, është një ritual që më ndihmon të kem humor të mirë, më ndihmon të vazhdoj përpara. Mbi të gjithë dëgjoj pop dhe R&B.
Kush është më i fiksuari pas muzikës tek Interi? Lukakun e gjen gjithmonë me kufje në vesh përpara ndeshjeve. Në dhomat e zhveshjes mbizotëron muzika latine.
Pak kohë më parë ndoqa një koncert të Swedish House Mafia, do të më pëlqente shumë të shihja live edhe Coldplay. Çfarë nuk duroj dot? Heavy Metal, nuk bën për mua.
Një këngë e rëndësishme është We Are The Champions e The Queen. Kur e dëgjon atë do të thotë që ke fituar trofe. Herën e fundit që më ndodhi isha pjesë e Ajax“, thekson mesfushori i Interit. /abcnews.al