Merr fund aventura e mbrojtësit Tefik Osmani tek skuadra e Teutës. Klubi durrsak falënderon futbollistin për kontributin gjatë eksperiencës me fanellën e Teutës.
“Tefik Osmani largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot mbrojtësi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. KF Teuta falenderon Osmanin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt Evropës dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton klubi durrsak.
Nuk ka munguar as reagimi i futbollistit i cili shpreh mirënjohje për klubit dhe stafit.
“Nuk mund të largohem pa falënderuar presidencën, stafin teknik ne veçanti trajnerin Shkëmbi.Të gjithë lojtarët sidomos ata më të vjetrit .Dhe në fund tifozët që në çdo ndeshje më kanë mbështetur faleminderit për gjithçka”.
Futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës së Tiranës që ka shfaqur interes për mbrojtësin shtatlarte. Për Osmanin do të jetë një rikthim tek bardheblutë pasi e ka mbajtur veshur fanellën e bardhebluve nga viti 2008 deri ne vitin 2011. Sa i përket futbollistit që do të zëvendësoje Osmanin tek Teuta nuk ka ende ndonjë emër konkret dhe pritet të zbulohet në ditët në vijim./ABC News Albania 24/7