Tefik Osmani është gjenial. Fitorja e djeshme në derbi e ka frymëzuar korçarin, i cili në rrjetet sociale ka bërë një postim ku “thumbon” zëvendëskryeministrin Erion Braçe.
LEXO EDHE: “Mos u qurravit, të fala ushtar Telushit”, Braçe i kthehet keq tifozit
Qendërmbrojtësi ka postuar një foto të vetë deputetit socialist, i cili shfaqet duke treguar “pesëshen” që lojtarët e Tiranës dhe tifozët po ua tregojnë rivalëve të tyre prej mbrëmjes së djeshme.
Kjo për shkak se mposhtën Partizanin në derbi me rezultatin e thellë 5-1. Një triumf që te bardheblutë do të mbahet mend gjatë, pasi është arritur ndaj rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit. /abcnews.al