Tedi Blushi: Referendumi i 25 prillit, dita e ndarjes me racën e atyre që duan të marrin peng vendin

schedule18:50 - 23 Shkurt, 2021

schedule 18:50 - 23 Shkurt, 2021

Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka komentuar deklaratat pro vlerësimit të Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se në mungesë të personaliteteve që e njohin Kushtetutën, Ramaforma ka thirrur në ndihmë të vetmin jurist që ka fituar një gjyq në jetën e tij.

Blushi shton se referendumi i 25 Prillit do të jetë dita e ndarjes me racën e atyre që për interesat e armiqve të kombit kërkojnë të marrin peng Shqipërinë.

“Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij!

Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje:

Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë.

Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare. Shqipëria e para dhe e pamposhtur!”, shkruan ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!