Tedi Blushi: Ata që ekzekutuan viktimat më 21 janar, janë sot kandidatë për deputetë në krah të Ramës

schedule21:07 - 17 Mars, 2025

schedule 21:07 - 17 Mars, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se pesonat që ezkekutuan më 21 janar, janë sot kandidatë për deputetë në krah të kryeministrit Edi Rama.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Blushi u shpreh se drejtësia kontrollohet nga Rama.

“Jo vetëm nuk i shton vota dhe nuk dua të merrem, e presin të gjithë anëtarët të japin sqarime, por të thuash të vërtetat si janë, nuk është gjë e ashpër. Drejtësia e vjetër, që ishte më e mirë se e vjetra, por edhe kjo e reja, që doli më bërnut, më lejoni që këtë vlerësim ta shpreh. Këtë e thonë familjarët e viktimave, ata që ekzekutuan viktimat, sot i ke në krah të Edi Ramës. Familjarët duhet ta dinë, sot Rama i ka kolegë dhe këkon vota me paturpësinë më të madhe. Nuk ka asnjë justifikim. Drejtësinë Edi Rama e ka, e ka kapur për fyti. Pse i ka futur Altini ata? Ju ftoj, fusni kamer të fshehtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, na e bëri Edi Rama thonë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!