Javier Tebas mbajti një konferencë shtypi 90-minutëshe ku tentoi të shiste imazhin e La Ligës.
Dhe sigurisht, gjithçka u përqendrua rreth Vinicius Jr. Ndërsa fliste, Tebas ngriti në qiell brazilianin, duke e këshilluar që një ditë të fitojë çmimin më të madh individual në futboll.
“Unë thashë se isha i bindur se Vinicius do të fitojë Topin e Artë në të ardhmen”, tha Tebas.
“Mendoj se ai është një aset shumë i rëndësishëm, para së gjithash për klubin e tij, por edhe për futbollin spanjoll, siç e ka treguar tashmë”, shtoi presidenti i La Ligës.
Në të njëjtin fjalim, Tebas pohoi se Vinicius mund të zëvendësojë Lionel Messin si fytyra e La Ligës, duke cituar parashikimin e tij të mëparshëm për anësorin.
“Mbaj mend që ishte rreth largimit të Messit. Kur më pyetën se kush mund ta zëvendësonte Leon si një figurë e madhe e La Ligës, unë iu përgjigja Vinicius”, tha Tebas. /G.D abcnews.al/