Tebas: Lojtari më i mirë në botë është Bellingham. Mbappe? Do të ndihmonte ligën spanjolle të rritej nëse vjen te Reali

schedule22:59 - 18 Shkurt, 2024

schedule 22:59 - 18 Shkurt, 2024

Kush është futbollisti më i mirë në botë momentalisht? Për Javier Tebas, presidentin e La Liga, nuk ka dyshime, Jude Bellingham.

Numri një i kampionatit spanjoll, në një intervistë për gazetën portugeze “A Bola”, ka deklaruar me bindje të fortë.

“Këtë vit kemi lojtarin më të mirë në botë, Bellingham. Sezonin e kaluar erdhi Lewandowski dhe ai është një futbollist i shkëlqyer. Atletico Madrid nga ana tjetër, ka Griezmann, një tjetër super lojtar.

Dhe nëse Mbappe vjen te Real Madrid, gjithashtu do të ndihmonte të jemi konkurrues dhe të rritemi edhe më shpejt”, ka deklaruar Tebas./h.ll/abcnews.al