Pandemia ka shkaktuar probleme ekonomike në çdo fushë dhe jashtë kësaj nuk mund të mbetet industria e madhe e futbollit. Probleme financiare në Itali, por edhe në Spanjë. 600 milion euro humbje deklaroi ditën e djeshme Paolo Dal Pino, presidenti i Ligës së Serie A.
Së fundmi ka folur edhe Javier Tebas, kreu i La Ligës spanjolle. Në një prononcim për Marca, Tebas deklaron se La Liga ka nevojë për 490 milion euro që ky sezon të mbyllet pa probleme. “Klubet po tentojnë uljen e rrogave, pasi kanë rreth 500 milion euro shpenzime të tepërta në këtë periudhë.
Më të goditurat nga pandemia janë Real Madrid, Barcelona dhe Valencia. Ndikim të madh ka mungesa e tifozëve. Që ky sezon i La Ligas të përfundojë pa probleme, nevojitet 490 milion euro“, deklaron Javier Tebas. /abcnews.al