Manchester City është në akuzë për dhjetëra shkelje financiare nga viti 2009 deri në këtë sezon pas një hetimi katërvjeçar nga Premier League.
Ngjarja konkrete ka nxitur sulmin e presidentit të La Ligas, Javier Tempas, i cili në postimin e tij në rrjetet sociale ka deklaruar se ka prekur shkeljet e qytetarëve por edhe të Paris Saint-Germain që nga viti 2017. Zyrtari më i lartë i La Liga deklaroi se ishte e pabesueshme që Premierligës iu deshën kaq shumë vite (konkretisht katër vite hetim) për të vërtetuar shkeljet e kampionëve anglezë.
“Më 9 maj 2017 Soccerex Manchester raportoi shkeljet e Fair Play Financiar nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Është e pabesueshme që Premier League i janë dashur kaq shumë vite për ta bërë këtë. Ne raportojmë se ka më shumë raste”, tha presidenti i La Ligës në një postim. /G.D abcnews.al/
El 5-9-2017 denunciabamos en Soccerex Manchester los incumplimientos del @ManCity
y @PSG_espanol del fair play financiero. Es increible que la @premierleague haya tardado años en enterarse. Denunciamos que hay más casos ¿tardarán tantos años también? ??https://t.co/eQEU2n4UOL— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) February 6, 2023