Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar është ushtruar dhunë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo veprim të dhunshëm.
Nënkryetari i LSI-së theksoi se për dhuna e përdorur nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.
“U bëj thirrje të gjithë protestueseve, aktivistëve, qytetarëve që të mos përtojnë dhe të evidentojnë çdo veprim në mënyrë që ajo dosje që kemi përgatitur të pasurohet akoma më shumë me fytyrën e Edi Ramës.
Kjo fytyrë do të ketë përballje një për një. Askërkush të mos ketë iluzione që do të dënohen vetëm ata që urdhëruan, por edhe ata që me zërin shtazarak kanë vënë këpucën e fëlliqur në fytyrën e qytetarëve të ndershëm. E dimë sesa policë janë, dimë e edhe ca që paguhen jashtë borderove.
Asnjë drejtësi nga kjo drejtësi nuk do t’i shpëtojë dot. Është një fat i paracaktuar që kushdo që sillet në mënyrë kriminale për hir të bukës së qelbur të trafikantëve, nuk do të shpëtojë kurrë. Është një betejë sy më sy. Është një hesap që e kanë ballë përballë secili për fajin që ka bërë”, tha Vasili.