Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” për ndalimet dhe shoqërimet gjatë protestës për mbrojtjen e Teatri Kombëtar.
Meta i ka cilësuar ndalime politike, ndërsa bën thirrje për lirimin e tyre.
Statusi:
Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të teatrit kombëtar janë vetëm politike.
vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në shqipëri.
Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!